www.Tropoja-center.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Tropoja-center.tk

((Albania Hackers Group))


    FANTOM KOALICIONI PDK-LDK

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    FANTOM KOALICIONI PDK-LDK Empty FANTOM KOALICIONI PDK-LDK

    Mesazh  Admin Sat Mar 28, 2009 3:06 pm

    Atë çfarë, ende pa u caktuar as data e saktë e zgjedhjeve të 17 nëntorit, “trumbetonim” disa analistë dhe intelektualë thuaja të ”rebeluar”, më në fund, ky parashikim i yni po përmbushet: kurorëzimi i koalicionit më joparimor i të gjitha kohëve të historisë së Kosovës shumëpartiake, atij: PDK-LDK.

    Dhe... zaret janë hedhur! Nuk ka më asnjë dyshim! Marrëveshja ekzistuese dikur si e fshehtë në mes të këtyre partive, edhe sa për “sy e faqe” e pa dritën e zyrtarizimit të saj karshi opinionit. Me pretekstin kinse të disa mospajtimeve të ndërsjella parimore, fare nuk duhet të çuditemi as me zvarritjen e gjertanishme të bërjes publike të saj, sepse edhe këtë “truk” duhet konsideruar si pjesë e këtij skenari misterioz, qëllimi i së cilës është parapërgatitja psikologjike e anëtarësisë së gjerë, e cila me të madhe dukej e pakënaqur dhe haptazi po e shpreh këtë zhgënjim.
    Disa motive që e kanë shtyrë PDK- në dhe kryetarin e saj, z. Hashim Thaçi të marrë një vendim të tillë dhe tërësisht të gabuar politik, do të jenë të kapshme edhe për opinion e gjerë, por, në mesin e shumë hamendjeve që do të na shpalosen në të ardhmen, sigurisht shkaqet e vërteta të kësaj “martese pa dashuri”, do të mbeten tebdil vetëm në kokat e 2-3 njerëzve të rrethit më të ngushtë vendimmarrës. Patjetër se, në këtë treshe vicioze, assesi nuk duhet përjashtuar Dragodanin!
    Si është pritur realisht ky koalicion nga masat e gjera që ia dhanë besimin kësaj partie në zgjedhjet e fundit, na mbetet të shohim. Por, bazuar në treguesit e parë, fare nuk duken si inkurajuese. Sido që të jetë, patjetër kalkulohet nga ta se ky efekt negativ mund të relativizohet me përdorimin e vazhdueshëm të metodave të dëshmuara të marketingut përherë frytdhënës të manipulimit politik me masat tona popullore: përsëritjes së pandërprerë në media të disa lëvdatave për ndonjë sukses minor të arritur gjatë bashkëqeverisjes. Madje, si rezervë e artë, në përdorim të pashtershëm është edhe karremi i vjetër dhe i njohur i formulës magjike për “pavarësinë e pritur e cila veç sa nuk ka arritur”; më pas, ndonjë burgosje apo ekses të vogël me fajtorin e përhershëm kujdestar - lëvizjen “Vetëvendosje”...dhe, ja, të gjitha u falën dhe u harruan! Kush i lexon më gazetat e vjetra në Kosovë? Askush!!!
    Prej kontra-disponimit të masës tonë popullore me të cilët gjithnjë ka qenë lehtë të manipulohet, sigurisht si kureshtje do të na interesoj reagimi i elitës udhëheqëse brendapërbrenda PDK-së?
    A thua si e kanë pritur ata “martesën e babës pa dashuri” me LDK-në?
    Pasi që politika te ne është mjet i realizimit të interesave të caktuara, dhe jo qëllim për arritjen e ndryshimeve pozitive kah e ardhmja më e mirë në shoqëri, lakmia si një cytje e brendshme për t’u shfrytëzuar sa më mirë ky shans i fitores së madhe politike, edhe tek elita më fanatike e PDK-së, që sot po duket si e “heshtur” dhe oportune, në të ardhmen e afërt, ka mundësi që me “përmbushjen” e disa kushteve paraprake, haptazi të dalë në skenë me tendenca sektare. Ky durim i tyre latent, medoemos do të provokohet, tek pas “cërc-mërcave” të para për dhënien e pëlqimit rreth ndonjë vendimmarrjeje të rëndësishme. Këta të fundit, nën presionin e “brejtjes së ndërgjegjes” edhe ashtu ekzistues brenda vetvetes së tyre, me kohë do të vërejnë se diçka nuk po funksionon si duhet; pastaj, do të shohin se shumë veprime që bëhen në qeverisje (bashkëqeverisje) nuk përputhen me parimet etike bazë mbi të cilat është themeluar dhe ka funksionuar me dinjitet, devotshmëri dhe krenari gjatë shtatë viteve kjo parti.... dhe...çka mund të ngjajë më pas? Ishalla jo ashtu si po më thotë intuita ime rebele, dhe runa Zot nga ajo më e keqja: të na jepet mundësia ta shohim pjesën e dytë të dokumentarit të mirënjohur për ne, “Kongresi i karrigeve”.
    Përgjithësisht, pas instalimit të këtij koalicioni të panatyrshëm dhe joparimor, në Kosovën e së ardhmes, përfundimisht dhe pa ndonjë telashe serioze, do të sundojë si gjithnjë vetëm UNMIK-u i pacenueshëm sovrani (ndoshta më vonë Misioni i BE-së) dhe dy parti tjera servile. Opozitë të mirëfilltë nuk do të kemi. Në të vërtetë, as që e kemi pasur ndonjëherë gjer më sot!
    Sido që të jetë, për të ardhmen tonë edhe ashtu të dyshimtë politike, kjo qeverisje e re nga ana e këtij surrogati paradoksal politik, do të na imponohet si realitet i pashmangshëm. Andaj, edhe zyrtarisht të shpallur si popull më optimist në botë, neve nuk do të na mbetet asgjë tjetër, veçse më shumë ta kultivojmë këtë virtyt të vlefshëm kolektiv. Pra, të vazhdojmë edhe më tej të jemi optimistë dhe vetëm të SHPRESOJMË!?
    Por, uzdaja jonë si popull nuk është aty ku në shikim të parë po na duket se është, por në një vërtetësi tjetër të pamohueshme. Dihet se në këto zgjedhje të kurdisura dhe paranormale të 17 nëntorit, kanë votuar vetëm 40 për qind i atyre me të drejtë vote. Andaj, edhe kjo fantomë qeveri dhe këto institucione tjera të dala nga ky koalicion, do të reflekton vetëm pjesën e 60 për qindëshit të atyre që kanë dalë në votime. Pra, si rezultat i këtij absurdi, në Kosovë do të kemi të instaluar një pushtet me pushtetformuesit PAKICË, kundrejt 76 për qind të të padeklaruarve SHUMICË.
    Zoti e bekoftë Kosovën multietnike pa opozitë, dhe ardhmërinë tonë të ndritur me një fantom Qeveri dhe institucione tjera shtetërore PAKICË!

      Ora është Thu May 16, 2024 7:41 pm