www.Tropoja-center.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Tropoja-center.tk

((Albania Hackers Group))


    Horoskopi Javor ne gjuhen Shqipe

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Horoskopi Javor ne gjuhen Shqipe Empty Horoskopi Javor ne gjuhen Shqipe

    Mesazh  Admin Sat Mar 28, 2009 2:59 pm

    Dashi
    21 mars - 20 prill

    Sot doni që ti kryeni të gjitha detyrat që keni planifikuar, megjithatë nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Edhe pse do të tregoheni kokëfortë kjo do të jetë e vetmja gjë që do ju ndihmojë të çoni në përfundim atë që keni nisur.

    Demi
    21 prill - 21 maj

    Mos u tregoni tepër të butë kur bëhet fjalë për punën tuaj, madje as me njerëzit që ju rrinë pranë. Kjo gjë ka për t'ju rënduar vetëm ju. çojini deri në fund gjërat që keni nisur.

    Binjaket
    22 maj - 21 qershor

    Do ta keni të vështirë të dërgoni mesazhet e duhura njerëzve që ju rrethojnë. Ju jeni tepër emotive por një gjë e tillë do të ndikojë negativisht në punën tuaj. Përgjithësisht sot do të jeni të rrethuar nga një nervozizëm i pashmangshëm.

    Gaforja
    22 qershor - 22 korrik

    Disa ndryshime do të ndodhin në jetën tuaj. Hidhini mirë sytë brena vetes dhe bëni zgjedhjet e duhura për të ndryshuar ato gjëra që ju mendoni të nevojshme. Ndoshta edhe ndryshim i lukut tuaj do të sjellë ndryshime të tjera në jetën tuaj.

    Luani
    23 korrik - 21 gusht

    Të punosh është mirë por kur nuk bëhet asgjë tjetër përveç kësaj atëherë do të keni pasoja në shëndetin tuaj mendor. Nëse jeni të pakënaqur me jetën tuaj private atëherë duhet të seleksiononi njerëzit me të cilët shoqëroheni.

    Virgjeresha
    22 gusht - 23 shtator

    Dita e sotme është e përshtatshme për të bërë ato ndryshime që i keni menduar prej kohësh. Megjithatë mos kërkoni të bëni gjëra të pamundura. Fokusohuni më tepër në jetën tuaj private.

    Peshorja
    24 shtator - 23 tetor

    Nëse tregoheni tepër të sinqertë keni për të lënë shteg që njerëzit të abuzojnë me ju. Megjithatë mos u shqetësoni sepse sapo gjërat të sqarohen atëherë edhe reputacioni juaj ka për tu vënë në vend.

    Akrepi
    24 tetor - 22 nentor

    Sa më shumë të bëni për të tjerët aq më mirë keni për tu ndjerë me veten tuaj. Një ndryshim në jetën tuaj private ka për të qenë në favorin tuaj.

    Shigjetari
    23 nentor - 22 dhjetor

    Përqëndrohuni tek puna dhe paratë dhe jo në jetën tuaj private. Disa probleme do të shfaqen në familje. Kujdes në mënyrën se si komunikoni me njerëzit.

    Bricjapi
    23 dhjetor - 20 janar

    Duhet të keni besim në talentin tuaj që më pas edhe të tjerët të kenë besim tek ju. Kjo është dita e duhur për ti treguar njerëzve vlerat tuaja. Nëse jeni të disiplinuar dhe i jepni rëndësi detajave atëherë keni për të bërë shumë progres.

    Ujori
    21 janar - 19 shkurt

    Dita e sotme nuk është aspak e favorshme për të kërkuar ndere dhe favore. Përpiquni ti zgjidhni vetë problemet tuaja nëse doni që reputacioni juaj të mos preket

    Peshqit
    20 shkurt - 20 mars

    Do të jeni të pavendosur në çështje që lidhen me miqtë, familjen apo edhe të dashurin tuaj. Mos diskutoni nëse doni të jeni të qetë. Sot do të ishte mirë të bëni gjithçka vetë që të evitoni ndonjë debat

      Ora është Thu May 02, 2024 1:07 am