www.Tropoja-center.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Tropoja-center.tk

((Albania Hackers Group))


    Shqiptaret kombi 10 milionesh

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Shqiptaret kombi 10 milionesh Empty Shqiptaret kombi 10 milionesh

    Mesazh  Admin Sat Mar 28, 2009 2:42 pm

    SHQIPTARET, KOMBI 10 MILIONESH
    Dhimiter Doka
    …dërgoi për”albdreams”Gjovalin Kaçorri
    Një përmbledhje e shkurtër mbi shpërndarjen dhe numrin e etnisë shqiptare në trojet etnike dhe jashtë saj. Një pasqyrë jo vetëm në shifra, por edhe në kohë, që nga ilirët deri te shqiptarët. Nga Ballkani në Europën Perëndimore, Afrikë, Amerikë e deri në Australi shqiptarët përafërsisht janë një komb prej 10 milion banorëshKëtë pyetje mund t’ia kenë bërë vetes shumë shqiptarë dhe të huaj, por vështirë që të kenë gjetur një përgjigje të saktë. Edhe unë që vendosa të shkruaj për këtë temë e kam të vështirë të jap shifra plotësisht të sakta, përveç vlerësimeve të përafërta. Kjo sepse, nga njëra anë ka qenë e vështirë për vetë ndryshimet e shumta dhe të shpeshta që ka pësuar historikisht vendi nën sundimet e ndryshme për të pasur statistika të sakta, nga ana tjetër se vështirësitë e jetës dhe luftrat e shumta kanë detyruar historikisht shumë shqiptarë që të shpërngulen nga trevat e tyre dhe të shpërndahen kudo në Botë. Një arsye tjetër që ka vështirësuar shumë këtë problem ka qenë edhe ndryshimi i shpeshtë i kufinjëve dhe copëtimi i shumtë i trevave shqiptare. Shqiptarët janë ndër të rrallët popuj në Botë që në trevat e tyre ndodhen politikisht të ndarë në pesë shtete, pikërisht në: Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Serbinë (Jugore) dhe Mal të Zi. Kjo ka bërë që edhe vlerësimi statistikor i numrit të tyre të jetë i ndryshëm sipas shteteve ku ata bëjnë pjesë.
    Megjithatë historia e popullimit të trevave tona është shumë më e hershme sesa diskutimi i kufijëve dhe ndarjet e sotme territoriale. Dëshmitë e shumta arkeologjike vërtetojnë për gjurmët më të lashta të popullimit të trevave tona në Ballkan dhe Europë. Një gjë të tillë e kanë dëshmuar objektet arkeologjike të gjetura në pjesë të ndryshme të trevave shqiptare, siç janë ato të Xarës në Sarandë, në afërsi të Shkodrës, në malin e Dajtit etj. Nga studimi i këtyre objekteve arkeologjike është vërtetuar se trevat tona kanë filluar të banohen që në periudhën e paleolitit të mesëm (100 000 deri 40 000 vjet para Krishtit). Veçanërisht pas krijimit të popullsisë etnike ilire, u zgjerua mjaft si hapësira e banimit, ashtu edhe numri i vendbanimeve të kësaj popullsie. Kjo hapësirë zinte tashmë pothuaj gjithë pjesët perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Popullsia ilire e kësaj kohe (rreth mijëvjeçarit të para Krishtit) llogaritej në rreth 500 000 vetë dhe jetonte e ndarë në disa fise si: Enkelejdët, Taulantët, Dalmatët, Dardanët etj. Dëshmitë e gjetura të periudhës së antikitetit flasin po për atë vazhdimësi etno-kulturore ilire si dhe për ekzistencën e një popullsie të konsiderueshme në trevat tona. Karakteristikë për këtë periudhë ka qenë edhe rritja e vazhdueshme e numrit të qyteteve ku numëroheshin rreth 20 qytete, e midis tyre dalloheshin qytete të tilla si: Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Apolonia, Buthroti etj. Periudha e Mesjetës (rreth shekullit XIII-XIV-të), kur vendi quhej Arbëri dhe banorët arbër, shënoi një zhvillim të mëtejshëm të popullsisë sonë si në numër, ashtu edhe në shtrirje gjeografike. Numri i popullsisë në trevat tona gjatë kësaj periudhe mendohet të ketë qenë rreth 1,5 milion banorë. Për të gjitha këto periudha, deri në pushtimin turk, ndonëse mungojnë të dhënat statistikore, dëshmitë e shumta arkeologjike vërtetojnë për një fakt të vetëm, për vazhdimësinë e zhvillimit etnik dhe kulturor të së njëjtës popullsi në të gjitha trevat shqiptare.

    Të dhënat e para statistikore që dëshmojnë mbi ecurinë e numrit të popullsisë në trevat shqiptare i përkasin periudhës së pushtimit osman, kur sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1431-1432 rezultoi se në trojet tona jetonte një popullsi prej rreth 800 000 banorësh. Gjatë shekullit të XX-të janë bërë disa regjistrime të popullsisë, si ai i vitit 1921, 1923, 1927, 1938, 1945. Megjithëse japin të dhëna të rëndësishme, këto regjistrime nuk mund të quhen plotësisht të sakta. Gjithashtu, copëtimi i trojeve shqiptare në vitin 1913 bëri që pjesa më e madhe e popullsisë (rreth 1 milion banorë) të mbetej jashtë kufinjëve të Shqipërisë dhe, për pasojë, të llogaritej në numrin e popullsisë të vendeve të tjera. Sipas regjistrimit të parë të përgjithshëm (brenda Republikës Shqiptare) të vitit 1923, popullsia llogaritej 804 800 banorë. Megjithatë duke filluar nga vitet 20-të të shekullit XX-të e në vazhdim, të dhënat statistikore mbi numrin e popullsisë shqiptare dhe ecurinë e saj, erdhën vazhdimisht duke u shtuar dhe saktësuar.
    Kështu sot llogariten gjithsej, rreth 10 milion shqiptarë në Botë, dhe prej këtyre gati 7 milion banojnë në trevat etnike shqiptare: në Republikën e Shqipërisë (3.8 milion të regjistruar, nga të cilët rreth 700 mijë kanë emigruar pas vitit 1990), Kosovë (rreth 2 milion), në trevat shqiptare në Maqedoni (rreth 800 mijë), Greqi (rreth 250 mijë shqiptarë të Çamërisë), në Serbinë Jugore (rreth 80 mijë) dhe në Mal të Zi (50 mijë).

    Emigracioni i jashtëm ka tërhequr historikisht një pjesë të konsiderueshme të popullsisë nga trevat shqiptare. Fillimet e tij ky emigracion i ka të paktën që nga shekulli i XIV-të, fillimisht brenda vendeve të Ballkanit, ku veçohet emigrimi i rreth 300 mijë shqiptarëve arvanitas të vendosur kryesisht në ishujt e Egjeut, More (Peleponez) dhe rrethinat e Athinës, e duke u zgjeruar më vonë në shumë vende të tjera. Gjatë periudhës 1437-1744 ka dominuar emigrimi drejt Italisë, ku veçohet veçanërisht ai pas vdekjes së Skëndërbeut, e që ka kapur në total shifrën e mbi 200 mijë vetëve. Shumica e tyre u vendos në Kalabri e Siçili, ku edhe sot numërohen rreth 80 vendbanime arbëreshe. Një pjesë e tyre emigruan më vonë drejt shteteve të tjera, sidomos drejt Amerikës. Sot në Itali numërohen zyrtarisht nga shteti italian 80 deri 100 mijë arbëreshë. Gjatë periudhës së gjatë të pushtimit osman shumë shqiptarë do të detyroheshin të emigronin edhe drejt Turqisë, ku sot numërohen rreth 1.5 milion turq me origjinë shqiptare.

    Në shekujt e XIX-të dhe XX-të shtrirja e emigrantëve shqiptarë do të përfshinte edhe shumë vende të tjera, si brenda rajonit, edhe larg tij dhe Europës. Kështu, diaspora shqiptare do të prezantohej edhe në Bullgari, Rumani, Rusi, Egjypt, Siri, Australi, Agjentinë, Brazil e sidomos SHBA. Vetëm në SHBA diaspora shqiptare llogaritet sot në rreth 500 mijë vetë.

    Përllogaritja e saktë e numrit të shqiptarëve në Botë mbetet megjithatë një problem i paqartë, i cili kërkon të qartësohet sepse ka rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Ky numër është treguesi i parë që shpreh në vlera absolute rëndësinë dhe potencialin e çdo popullsie në Botë.

      Ora është Thu May 16, 2024 8:26 pm