www.Tropoja-center.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Tropoja-center.tk

((Albania Hackers Group))


    Berisha: Mirënjohje SHBA e vendeve të NATO-s

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Berisha: Mirënjohje SHBA e vendeve të NATO-s Empty Berisha: Mirënjohje SHBA e vendeve të NATO-s

    Mesazh  Admin Sat Mar 28, 2009 2:38 pm

    Ora 16:00 Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur mirënjohjen e tij Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve anetare te NATO-s per marrjen e fteses per anetaresim ne Aleance. Ne nje konference per shtyp te mbajtur pas marrjes se fteses, kreu i qeverise shqiptare u shpreh se “sot Shqiperia i eshte rreshtuar shtylles kryesore te lirise boterore”. Berisha beri me dije se 2 njesi ushtarake do te nisen drejt Afganistanit me qellim trajnimin e ushtareve afgane. Kryeministri mohoi me tej se do te kete rikompozim te qeverise duke u shprehur se lëvizjet e pamotivuara na kthejne mbrapa. sipas tij cdo lëvizje ne ekzekutivin shqiptar do te ndodhe ne kohen e duhur.
    Berisha: Mirënjohje SHBA e vendeve të NATO-s Sa_mi10Fjala e Presidentit Topi në Samitin e Bukureshtit,
    3 prill 2008
    Sesioni hapës mbi Afganistanin (ISAF)

    I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm,
    Madhëri,
    Shkëlqesi Presidentë dhe Kryeministra,
    Të nderuar pjesëmarrës,
    Dëshiroj të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm, zotin Jaap De Hoop Scheffer dhe Presidentin e Rumanisë Shkëlqesinë e Tij, zotin Traian Basesku, për ftesën për të marrë pjesë në këtë forum të rëndësishëm të Samitit të NATO-s, të përgëzoj të gjithë ata që kontribuan për organizimin e shkëlqyer të Samitit, si dhe autoritetet e larta rumune për mikpritjen e ofruar gjatë këtyre ditëve.

    Samiti i NATO-s, i Bukureshtit, është i rëndësishëm jo vetëm për faktin se është i pari i këtij lloji që mbahet në një vend të gadishullit Ballkanik, por sidomos sepse mori vendimin që Shqipëria, Kroacia, dy vende të po këtij rajoni, të ftohen për t’u anëtarësuar në këtë Aleancë të rëndësishme.

    Me vendimin e sotëm, NATO-ja shtriu hapësirën e saj të sigurisë dhe pranoi de jure dy anëtarë të rinj, përpara të cilëve ngrihen sfida të reja.

    Hapësirat e sigurisë dhe të stabilitetit në botë, në fillimet e shekullit të XXI, kërcënohen jo vetëm nga lëvizje politike apo tendenca e mentalitete të vjetra të krijimit të blloqeve rivale, por sidomos nga organizata dhe lëvizje terroriste, të cilat përdorin brishtësinë dhe dobësinë e institucioneve të shtetit për të injektuar ndjenjën e frikës për të ardhmen dhe për të organizuar institucionin e rebelimit të dhunshëm ndaj shtetit apo shoqërisë.

    Shqipëria, e ndërgjegjshme për rëndësinë e aftësive të saj, merr pjesë në kuadër të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistence ( FNSA ) të NATO-s, në Afganistan, qysh në vitit 2002, për të ndihmuar në konsolidimin e rimëkëmbjen e Forcave të Armatosura të Afganistanit jo vetëm në planin profesional ushtarak, por edhe në atë logjistik.

    Që prej fillimit numri i përgjithshëm i Foracve të Armatosura Shqiptare, në kuadër të misionit të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistencë të NATO-s, në Afganistan arrin në më shumë se 500 vetë.

    Pjesëmarrja me personel në dy nga Ekipet e Këshillimit Operacional, të dislokuar në Afganistan është një nga kontributet e reja që ne do të ofrojmë në operacionin FNSA, brenda vitit 2008. Në këtë kuadër, së bashku me palën gjermane, Forcat tona të Armatosura po punojnë për materializimin e shpejtë të këtij kontributi në Afganistan.

    Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistencë të NATO-s, në Afganistan për aq kohë sa trupat e NATO-s do të qëndrojnë atje.

    Shqipëria e konsideron pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura në misione, në kuadër të NATO-s, jo vetëm si një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin, por edhe një pasurim profesional dhe përvoje të re të domosdoshme në përballjen e detyrave dhe misioneve të një rëndësie strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Forcat e Armatosura të Shqipërise janë të vendosura t’i shërbejë këtij qëllimi madhor.

      Similar topics

      -

      Ora është Thu May 16, 2024 10:15 pm